VV-ja sonte po kërkon seancë të jashtëzakonshme kundër bisedimeve

Lëvizja Vetëvendosje është duke kërkuar nënshkrime për të mbajtur sonte një seancë të jashtëzakonshme kundër bisedimeve me Serbinë.

Këtë e ka bërë të ditur kreu i VV-së, Visar Ymeri, i cili ka deklaruar se Isa Mustafa e Hashim Thaçi nuk kanë mandat për këtë dialog në Bruksel.

“Pas gjithë këtyre dëmeve, rreziqeve, kërcënimeve, trenave, mureve, ndarjes e krimit, për Thaçin, Mustafën e Veselin prapë dialogu me Serbinë qenka zgjidhja. Dialog pa kurrfarë kushti, nënshtrues e poshtërues për Kosovën. Që drejtohet nga të nënshtruarit, të shantazhuarit e të poshtëruarit”, ka thënë Ymeri.

Ai ka shtuar se dialogu nuk duhet të vazhdojë në asnjë mënyrë, pasi kjo përveç se e ndihmon Serbinë dhe e cenon Republikën, është edhe shpërblim për të gjitha ndërhyrjet e reja që Serbia i ka bërë në Kosovë prej murit te treni, prej Brezovicës te Trepça, prej Listës serbe te UNESCO.

“Nuk ka alternativë përveç fuqizimit të Republikës e bashërendimit kombëtar. Këto nuk bëhen bashkë me Nikoliqin e Vuçiqin, por në përballje kundër politikave të Serbisë në përgjithësi”, është shprehur Ymeri.

“Nuk mund të shkojnë në Bruksel pa folur fare për këtë gjë në Prishtinë. Ne kërkojmë seancë të jashtëzakonshme për këtë çështje. Kjo seancë duhet të mbahet që sonte dhe grupi parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! po angazhohet për mbledhjen e nënshkrimeve për organizimin e saj”, ka përfunduar ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme