LEXO EDHE:
Ministria e Brendshme gjatë aksionit të intensifikuar të kontrolleve në fushën e trafikut dje ka vendosur gjithsej 217 masa.
Sipas MPB-së, nga 217 masa në zonën e Shkupit, 76 sanksione janë shqiptuar për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 33 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 15 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer.
Janë vendosur 13 masa për përdorim celular, nëntë sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit, 29 për parkim të paligjshëm…
MPB bën me dije se kontrollet e intensifikuara aksionare vazhdojnë dhe apelojnë qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor.