MacShane: Trump mund ta rindezë konfliktin mes Kosovës e Serbisë

Denis MacShane, ish-ministër laburist i Shtetit për Europën ka shkruar një kolumne të gjatë në The Independent rreth marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë dhe mundësisë së rindezjes së një konflikti të ri me ardhjen në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, njofton Klan Kosova.

MacShane, një njohës i mirë i rrethanave në Ballkan dhe realiteti të Kosovë dhe autori i librit “Pse Kosova ka ende rëndësi”, shkruan se favoret që mund të këmbehen mes Trump e Putin do të mund të rindiznin konfliktin përsëri mes Kosovës e Serbisë.

“E vë në dyshim nëse President Trump di diçka rreth Kosovës, përkundër se shumë republikanë, përfshirë senatorin, John McCain dhe ish-zëvendëspresidentin Bob Dole, të cilët Thaçi i takojë para inaugurimit të Trump-it, janë mbështetës të dëshmuar të Kosovës dhe shumë të afërt me komunitetin e gjerë shqiptaro-amerikan”, shkruan MacShane.

“Por, nëse Putin ia kërkon Trump-it si favor në mbështetje të Serbisë, Ballkani Perëndimor rrezikon të bie prapë në konflikt të hapur”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme