LEXO EDHE:
Gazetar: Adrian Kerimi
Të paktën 35 të vdekur dhe qindra të lënduar është bilanci i sulmit të ushtrisë ruse mbi bazën ushtarake të Yavorivit në Lviv të Ukrainës, 20km nga kufiri polak, shtet anëtarë i NATO-s.
Ndryshe kjo bazë ishte pika furnizuese me artileri ushtarake e Ukrainës nga shtetet e BE-së dhe SHBA-të. Sulmi vjen një ditë pasi Kremlini zyrtarisht kumtoi se furnizimi me armë i ushtrisë ukrainase legjitimon luftën ndaj shtetit ndihmues. Guvernatori i rajonit të Lvivi tha se po të kishte vepruar NATO me mbylljen e qiellit, një sulm i tillë do të ishte i pamundur nga forcat ruse.
“Sipas të dhënave paraprake, janë lëshuar më shumë se 30 raketa. Sistemi i mbrojtjes ajrore funksionoi. Kjo është arsyeja pse ne vazhdojmë t’i kërkojmë nga NATO të mbyllë qiellin, sepse për të luftuar me një armik që as nuk futet në Ukrainë por lëshon një raketë lundruese, është e nevojshme të kemi mbrojtje serioze ajrore”, tha Maksym Kozitskyi, Guvernator i rajonit të Lvivit.
Zyrtarët e NATO-së kanë deklaruar se në bazën e cila u sulmua, e që dy vitet e fundit kishte manovra ushtarake, nuk ka pasur personel të Aleancës Veri-Atlantike. Ndërkohë presidenti Ukrainas, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se përdorimi i armëve për shkatërrim masiv nga ana e Putinit, mund ta ndryshon lojën. Zelensky ka akuzuar Federatën Ruse se përmes pushtimit po tenton të krijon pseudo-republika brenda territorit ukrainas.
“Okupatorët në territorin e Khersonit po tentojnë të përsërisin eksperiencat e këqija duke formuar pseudo-republika. Po i shantazhojnë liderët lokal, po bëjnë presion ndaj deputetëve dhe po tentojnë të rekrutojnë. Po mundohen të formojnë Republikën Popullore të Khersonit, njëjtë sikur atë të Donjetskit dhe Luganskit duke organizuar struktura kundër qeverisë në vendin tonë”, u shpreh Volodymyr Zelensky, President i Ukrainës.
Zelenksy shpalosi bilancin e humbjeve ruse për 18 dit pushtim. Sipas tij janë vrarë mbi 13 mijë ushtarë rus, apo dyfishi i të vrarëve në luftën mes Rusisë dhe Çeçenisë.
Në Kiev forcat ushtarake ukrainase kanë rrëzuar një dron rus nga i cili thonë se do të marrin të dhënat për misionin e tij mbi kryeqytet. Orëve të para të mëngjesit, luftime të ashpra mes ushtrisë ukrainase dhe forcave ruse janë zhvilluar në Mariupol, qytet i cili është kthyer nën kontrollin shtetëror të Ukrainës, por që akoma nuk ka depërtuar ndihma humanitare. Ndërkohë në Mykolaiv raportohet për 9 të vrarë si pasojë sulmeve ajrore ruse. Qyteti i Chernihivit për të tretën natë me radhë ka qenë cak u sulmeve ajrore ruse. Ekipet e shpëtimit me vështirës ia dalin t’i evakuojnë civilët të cilët kanë ngecur në ndërtesat e shkatërruara totalisht.
Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se një ish gazetar Nju Jork Tajmsit është vrarë në Kiev ndërsa një ditë më parë ishte plagosur rëndë edhe një korrespondent i Radios Evropa e Lirë i cili kishte regjistruar nga afër luftimet mes forcave ruso-ukrainase./ Alsat.mk