LEXO EDHE:
Gazetar: Ile Petrevski
Masat e qeverisë për përmirësimin e fuqisë blerëse të qytetarëve janë në fuqi, por çmimet e mallrave nuk do të ulen deri në fund të javës.
Deri javën e ardhshme, autoritetet u lanë hapësirë shitësve që t’i aftësojnë arkat e tyre dhe të fillojnë të shesin miell, bukë, vaj, sheqer, qumësht, mish, oriz dhe vezë pa TVSH deri në fund të majit. Nga DAP për Alsat shprehen se tregtarët nuk kanë obligim të vijnë fizikisht ndërsa harmonizimi i arkave nuk do t’i rëndojë financiarisht.
“Brenda datës 17 mars ose të enjten e ardhshme, tregtarët kanë për obligim t’i përditësojnë arkat e tyre, që ushqimet elementare të vendosura nga qeveria t’i shesin pa TVSH. Kjo do të thotë se deri të premten e ardhshme qytetarët nuk duhet të presin produkte ushqimore më të lira”, raporton gazetari i Alsat, Ile Petrevski.
Për shkak se e diela është ditë jo pune, sot dyqanet janë të mbyllura andaj, qytetarët thonë se nuk kanë mundur t’i shohin çmimet. Ata presin që së shpejti të ulen sepse çdo muaj po bëhet më vështirë për të jetuar.
“Çmimet janë rritur për 50% në krahasim se sa ishin. Edhe buxheti familjar për aq ka shkuar në minus”, thtë një qytetar.
“Aspak ulje. Ulje në këtë kohë s’mund të ketë. Vetëm rritje do të ketë”, u shpreh një qytetar tjetër.
Përveç shitjes pa TVSH, jo vetëm produktet ushqimore, por edhe shumë artikujsh tjerë duhet të shiten me çmime të reja më të ulëta, sepse një nga masat është kufizimi i marzhave të tregtarëve apo fitimeve të tyre. Inspektorët njoftuan se do të forcojnë kontrollet dhe nëse shohin se ka shkelje, nuk do të ketë hapësirë për paralajmërim, por do të ketë gjoba të larta për tregtarët e pandërgjegjshëm që duan të përfitojnë mbi kurrizin e qytetarëve./ Alsat.mk