LEXO EDHE:
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri dhe nënkryetar i Komisionit evropian, Zhozef Borell prej mbrëmë qëndron për vizitë në vendin tonë. Borell gjatë ditës së sotme do të realizoj takim me presidentin Stevo Pendarovski, kryeminsitrin Dimitar Kovaçevski, ministrin e jashtëm Bujar Osmani, ministren e mbrojtjes Sllavjanka Petrovska dhe kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi. Gjatë qëndrimit të tij në Shkup Borell do të takoj edhe liderët e partive më të mëdha politike./Alsat.mk