LEXO EDHE:
Vendimet e Qeverisë për uljen e çmimit të derivateve kanë hyrë në fuqi gjatë ditës së djeshme, me çka benzina është liruar me 6,5 denar dizeli për 9 denar.
Efektet e uljes së TVSH-së për disa produkte ushqimore bazë do të ndjehen në ditët në vijim, kur çmimet do të ulen. Por përpara se uljet e çmimeve të hyjnë në fuqi, ajo që po ndodh në terren në tregjet e mëdha këto ditë ata po kufizojnë numrin e produkteve për shitje.
Shembull, nëse doni të blini më shum se tre produkte bazë, nuk është e mundur, numri është i kufizuar dhe e njëjta gjë vlen edhe për vajin e gatimit. Nga ky produkt uhsqimor bazë mund të blihen vetëm dy produkte.
“Kështu na kanë urdhëruar, nuk na takon neve”, tha një shitëse nga marketet e mëdha ku edhe punonte.