Bekteshi: Miell ka mjaftueshëm për tregun vendas, nuk ka vend për panik

LEXO EDHE:

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, vlerësoi sot se në vend ka sasi të mjaftueshme të miellit, dhe mullinjtë kanë sasi të mjaftueshme të stoqeve për të mbuluar nevojat e tregut vendas.

Ai këtë e tha gjatë një vizite në një nga mullinjtë e Tetovës në fshatin Poroj, ku tha se nuk ka vend për të krijuar panik tek qytetarët për blerje të panevojshme të miellit, duke qenë se janë të gjitha sasitë që i nevojiten shtetit.

“Ky mulli është një nga eksportuesit më të mëdhenj të miellit në vend dhe për momentin, sipas vendimit të fundit për ndalimin e eksportit të disa drithërave, mielli dhe vaji i gatimit tashmë shitet vetëm në tregun vendas. Dua t’i siguroj qytetarët se kemi sasi të mjaftueshme të miellit në mullinjtë vendas dhe çmimet e produkteve ushqimore bazë në periudhën e ardhshme do të ulen si rezultat i vendimeve të Qeverisë për mbrojtjen e qytetarëve nga goditjet e çmimeve. Deri në fund të javës presim stabilizim të plotë të tregut dhe në varësi të informacionit do të hiqet edhe ndalimi i eksporteve që u miratua javën e kaluar. Prioriteti ynë është të kujdesemi për qytetarët dhe t’i mbrojmë ata nga goditjet e çmimeve”, tha ministri Bekteshi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme