Shkruan: Emad Mehmeti
Ukraina është sot në ditën e 19-të të luftimeve, pasi Rusia nisi pushtimin e vendit më 24 shkurt, pa u provokuar.
Sky News ka publikuar disa imazhe të rrugëve dhe ndërtesave të shkatërruara në Kiev dhe Kharkiv.
Lufta po i afrohet javës së tretë, ndërsa miliona ukrainas kanë lënë vendin e tyre dhe arritja e një marrëveshje armëpushimi mes palëve duket e pamundur aktualisht. Pamjet nga Ukraina po u përngjajnë në masë të madhe pamjeve nga 9 dhe 10 maji 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë.
Mbase kjo tregon se mentaliteti i koalicionit Putin-Kadirov që po sulmon Ukrainën është i ngjashëm me mentalitetin e koalicionit që sulmoi Lagjen e Trimave në vitin 2015.
Lexo edhe: Kush e tradhtoi Lagjen e Trimave në Kumanovë më 9 maj?!