LEXO EDHE:
Dje në SPB Tetovë është raportuar se është gjetur një granatë dore F-1, e cila ka qenë e ndryshkur dhe e cila sipas gjitha gjasave ka ngelë nga Lufta e Dytë Botërore, njofton MPB.
“Dje në orën 09:40 në SPB Tetovë, 62-vjeçari M.A. nga Odri i Tetovës ka raportuar se gjatë kryerjes së punëve ndërtimore në një mulli të vjetër në fshat, ka gjetur një granatë dore F-1, e cila ishte e ndryshkur dhe me gjasë ka ngelë nga Lufta e Dytë Botërore. Vendi është kontrolluar, ndërsa lënda shpërthyese është marrë dhe transportuar nga përfaqësuesi i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim”, njoftojnë nga MPB-ja.