LG G6 mund të marrë asistentin virtual të Google, bën të ditur Business Korea. Google Assistant për momentin është vetëm në telefonat e Google, Pixel dhe Pixel XL.
Nëse LG menaxhon të sjell asistentin e intelegjencës artificiale në pajisjen e tyre të re, do të bëhej kompania e parë jashtë rrjetit të Google që përdor këtë shërbim.
Për më shumë, spekulimet e deritanishme bëjnë të ditur se G6 do të përmbajë edhe asistentin virtual të Amazon, shërbimin Alexa – i cili për momentin gjindet vetëm në Mate 9 të Huawei.
LG pritet që të përdor sistemin e intelegjencës artificiale të Google edhe në orët e tyre ‘smart’, seritë e reja të të cilave do të mund t’i lansojë muajin e ardhshëm.
LG G6 pritet të shfaqet muajin tjetër në shfaqjen Mobile World Congress. Kështu, nëse telefoni do të pajiset me Google Assistant, do të kemi mundësinë të mësojmë në këtë konferencë.