Kosova dhe Serbia gjatë ditës së martë do ta rifillojnë kapitullin e ri të bisedimeve. Në të është konfirmuar pjesmarrja e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, si dhe kryeministrit Isa Mustafa.
Kryeministri Isa Mustafa, pritet që të niset nesër drejt Brukselit.
Lajmin e ka bërë të ditur për Express, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Faton Abdullahu.
“Kryeministri niset nesër pasdite për në Bruksel, fluturimi Lubjane–Bruksel”, ka bërë të ditur Abdullahu.
Ndërkohë që ende nuk dihet se kur presidenti Thaçi do të niset për në Bruksel.
Takimi i përfaqësuesve të lartë institucional të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, vjen pas tensioneve të shtuara ndërmjet dy vendeve, javëve të fundit. /GazetaExpress/