LEXO EDHE:
Gazetar: Adnan Qaili
Qeveria vazhdon të mos përfill rekomandimet e ekspertëve mjekësorë për lehtësimin e masave anti-kovid. Nga ekzekutivi thanë se në seancën e sotme nuk i kishin në rend dite rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI). Ndonëse rekomandimet për heqjen e maskave për nxënësit nëpër shkollat fillore, u konstatuan më 16 mars, në Shtabin qendror të krizës do të kalojnë gjatë javës për tu miratuar në seancën e radhës. Ende nuk ndihet nëse rekomandimet do të pësojnë ndryshime, pas reagimeve të mësimdhënëse dhe personelit administrativ në shkolla ët cilët duhet të vazhdojnë t’i mbajnë maskat. /Alsat.mk