Sëmundja e puthjes, shkaqet dhe ndërlikimet shëndetësore

Mononukleoza infektive (mono) është quajtur shpesh edhe sëmundja e puthjes. Virusi që shkakton monon transmetohet përmes pështymës, kështu që ju mund ta merrni atë përmes puthjes, por gjithashtu edhe nëse ekspozoheni ndaj kollitjes apo teshtimës së dikujt ose duke pirë në të njëjtën gotë a duke përdorur të njëjtën lugë me një të sëmurë. (Lexoni- Shenjat paralajmëruese të sëmundjes së puthjes).

Shkaqet

Shkak i sëmundjes së puthjes është virusi Epstein-Barr. Mono zakonisht nuk është shumë e rëndë. Shumë të rritur të ekspozuar ndaj këtij virusi, kanë krijuar antitrupa. Ata fitojnë imunitet dhe nuk preken më nga mono.

Problemet

Ndërlikimet që sjell mono mund të jenë më serioze se vetë sëmundja.

Problemet me mëlçinë: këto nënkuptojnë hepatitin (acarim të mëlçisë) ose verdhëzën (një zverdhje të lëkurës dhe të së bardhës së syve).

Ndërlikime më të rralla janë:

Anemia (një rënie e rruazave të kuqe të gjakut dhe e hemoglobinës, një proteinë e pasur me hekur në qelizat e kuqe të gjakut)

Problemet me zemrën (një acarim i muskujve të zemrës – miokardi)

Komplikimet që përfshijnë sistemin nervor: meningjit, encefali dhe sindroma Guillain-Barre.

Bajame të fryra: që mund të bllokojnë frymëmarrjen.

Virusi Epstein-Barr mund të shkaktojë probleme më serioze tek njerëzit që kanë probleme me imunitetin si p.sh.: njerëzit me virusin HIV ose personat që marrin ilaçe për rritjen e imunitetit pas një transplanti.

Testet dhe diagnoza

Doktori juaj mund të dyshojë për mono bazuar në simptomat që keni, sa kanë zgjatur dhe nga ekzaminimi fizik. Në fund, mund t’ju kërkojë të bëni analizat e gjakut./shendeti.com.al/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme