Maqedonia e Veriut akoma pa strategji për numrin e refugjatëve ukrainas

LEXO EDHE:

Gazetare: Fatlume Dervishi

Maqedonia e Veriut akoma nuk e dinë se sa refugjatë ukrainas është e gatshme të pranojë. Ministri i Jashtëm Bujar Osmani, thotë se vendi përveç që duhet të definojë numrin, madje duhet vullnetarisht të kërkojë të ndihmojë, shkruan Alsat.

“Unë pres që tashmë të vendosim dhe mendoj se do të propozoj edhe në qeveri që ne në mënyrë proaktive të kërkojmë një numër të caktuar të refugjatëve që t’u ndihmojmë vendeve që janë shumë të ngarkuara”, tha Bujar Osmani, ministër i Jashtëm.

Për momentin grupi koordinues për çështjen e refugjatëve ukrainas ka definuar hapat që duhet të ndërmerren në rast të paraqitjes së refugjatëve në kufi, shërbimet shëndetësore dhe akomodim e tyre.

Por, disa ukrainas tashmë kanë hyrë në vend. Osmani thotë se ata nuk kanë statusin e refugjatit por të qytetarëve të cilëve nuk u kërkohet vizë për të vizuar vendin.

“Disa prej tyre tashmë paraqiten para së gjithash tek Kryqi i Kuq edhe pse nuk kërkojnë statusin e refugjatit në kufi. Pasi vendosen tek të afërm të tyre dhe miq të tyre atëherë paraqiten te Kryqi i Kuq për lehtësime të caktuara”, u shpreh Bujar Osmani, ministër i Jashtëm.

Mediat kanë raportuar për shtetas Ukrainas të vendosur në Strugë gjatë ditëve të fundit. Gjithashtu ka edhe prej familjeve të cilat kanë ardhur nga Ukraina, por në mesin e tyre kanë edhe anëtarë me shtetësi të Maqedonisë së Veriut. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme