Ziadin Sela rizgjidhet kryetar i ASH-së

LEXO EDHE:

Gazetar: Fatlume Dervishi

Aleanca për Shqiptarët rizgjodhi Ziadin Selën kryetar. Deri në fund, ai ishte kandidati i vetëm në garë në kongresin e dytë të partisë, shkruan Alsat.

“Ky është mandati im i fundit si kryetar i partisë. Kjo ngritja në foltoren e këtij kongresi si kryetar i kësaj partie ishte e fundit sot. Ziadin Sela do të jetë edhe katër vite në krye të Aleancës për Shqiptarët sepse do t’i fitojmë zgjedhjet ndërsa pas kësaj periudhe do të jem pjesë e pandashme e Aleancës për Shqiptarët kurdo që të jetë nevoja”, tha Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët

Sela tha se partia e tij është e hapur për prurje të reja dhe nuk ja ka ndaluar askujt konkurrimin për kryetar. Ai gjithashtu tha se ASH-ja mbetet e hapur për bashkëpunime me partitë e tjera, të cilat janë të lodhura nga politika e dekadave të fundit dhe që duan të bëjnë ndryshime.

Në Deklaratën e Kongresit, partia e Ziadin Selës u zotua për përkushtim në realizimin e interesave kombëtare të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe trajtim të barabartë, të punojë për t’u bërë forca e parë politike shqiptare në vend, vendosjen e shtetit të së drejtës, të luftojë korrupsionin dhe të investojë në kapitalin njerëzor, të luftojë kapjen e shtetit dhe depolitizimin e administratës, të ndjekë politikë properëndimore.

Në kongresin e saj të dytë, kjo parti zgjodhi edhe kuvendin qendror, miratoi platformën e re dhe disa ndryshime statutore. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme