Mosmarrëveshjet në vendin e punës çojnë në tragjedi/ Muratori shqiptar vret me thikë biznesmenin e njohur italian (FOTO-EMRI)

Mediat italiane bëjnë me dije se një shtetas shqiptar ka sulmuar për vdekje një biznesmen vendas. Bëhet fjalë për 50-vjeçarin,  Tommaso Dini, agjent imobilar dhe biznesmen, i cili është goditur disa herë me thikë gjatë natës midis të shtunës dhe të dielës.


Sipas Policisë vendase, në pranga për këtë ngjarje ka rënë një shqiptar 48-vjeçar, i cili akuzohet se është autori i këtij krimi të rëndë. Ndërkohë, pasi ishte goditur me thikë nga shqiptari, biznesmeni italian u shtrua në spital, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të rënda që kishte marrë.

Gjithnjë sipas mediave italian, në të kaluarën duket se ka pasur mosmarrëveshje në vendin e punës mes agresorit dhe viktimës. Kjo rezulton se ka sjellë edhe aktin fatal.

I arrestuari mësohet është një murator, banues në Scandicci dhe është ortak në një kompani ndërtimi së bashku me vëllain e tij. Ai jeton prej shumë vitesh në Itali. Viktima, Tommaso Dini la pas gruan dhe dy vajzat e tij.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme