LEXO EDHE:
Gazetar: Mefail Ismaili
Që nga fillimi i vitit në vend janë shkaktuar me qindra zjarre që kanë shkaktuar djegien e mbi 60 hektarëve pyje. Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza Angellov tha se tre rajone janë më të rrezikuara, shkruan Alsat.
“Gjatë muajit mars, janë regjistruar rreth 140 zjarre, nga të cilat disa tepër serioze. Në rajonin e Kratovës kishim zjarr i cili përfshiu hapësirë prej rreth 20 hektarë të pyjeve gjetherënëse të dushkut dhe 30 hektar të pyjeve me pisha. Po ashtu edhe në Prespë kishim zjarr i cili bëri shumë dëm edhe tek pemët me fruta. Këtë vit dëmet janë përllogaritur rreth 38,5 milion euro”, tha Stojançe Angellov, drejtor QMK
Ai tha se për dallim nga viti i kaluar, këtë vit Institucionet po përgatiten më tepër duke shtuar se në dispozicion janë dy helikopterë të Armatës dhe një helikopter të policisë të cilët janë përgatitur për fikje zë zjarreve. Drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, Bekim Maksuti tha se brenda 60 ditëve, do të jenë të gatshëm edhe 3 aeroplanët zjarrfikës të cilët janë në fazë servisimi.
“Aeroplani i parë pret që javës së ardhshme ti bëhet inspektim nga Agjencia për fluturime civile. Bashkërisht inspektor të kësaj Agjencie me punonjësit tonë ti bëjnë inspektimin, sepse kanë përfunduar punimet në atë aeroplan, do duhet të mbyllet dhe të kthehet në vend”, tha Bekim Maksuti, drejtore DMSH
Maksuti shtoi se deri në 10 prill dy aeroplanët tjerë njëkohësisht do të dërgohen për servis, ndërsa është planifikuar të kthehen deri më 15 qershor. Ndërkohë njësitet e zjarrfikësve në vend vazhdojnë të punojnë me automjete për shuarjen e zjarreve të cilat janë të vjetra më shumë se 30 vite. /Alsat.mk