Është shoqëruar me tensione edhe aksioni në Vlorë i IKMT-së, për prishjen e godinave.
Fadromat kanë mbërritur në mesditë në ambientet e një hoteli për ta shembur atë, por pronari i biznesit ka kërcënuar se do të vetëvritet.
Ai ka hipur mbi çatinë e godinës dhe ka marrë dhe fëmijën me vete.
Ndërkohë të tjerë persona janë duke qëndruar brenda hotelit dhe kundërshtojnë prishjen e objektit.
Në videot që ka siguruar gazetari i Panorama, shihen qytetarët teksa i drejtohen policëve me shprehjet:
“Nuk jemi serbë ne o çuna”. “Trup nuk u vjen, ka fëmijë atje sipër?” “Po shkatërroni një familje. Ka nevojë për qetësi ai fëmija atje”. “Ishalla ua bëjnë dhe familjeve tuaja”, “është çështje kohe të jeni të sigurt, ta shikoni si do ndiheni”.
Efektivët kanë krijuar një kordon rreth hotelit dhe nuk lejojnë qytetarët e tjerë të afrohen brenda tij.
Një prej banorëve, së bashku me djalin e tij, ka hipur në tarracën e objektit që pritet të prishet, duke kërcënuar se nëse nuk do ndalonin shembjet, atëherë do të vetëflijoheshin.
Një prej banorëve u shpreh se: Kjo është partia dhe qeveria jonë. Kemi 13 fëmijë këtu që kemi investuar. Ne i kemi të gjitha dokumentet, i kemi marrë që në vitin 1992, është marrë me pronë shteti. Para zgjedhjeve, na thoshin se do të na i legalizonin, tani vijnë e duan t’i shembin. Kati i parë është i legalizuar, katet e tjera janë në proces legalizimi. Tani këta vijnë e thonë do t’ua prishim shtëpinë brenda 5 minutash.
Shikoni videon: