“Banalitet”/ GJK rrëzoi kërkesën e PD për komisionin “Becchetti”, reagon Bardhi: Keqardhje që po bëhet mburojë e korrupsionit dhe paligjshmërisë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar kërkesën e PD-së lidhur me ngritjen e komisionit hetimor për çështjen “Becchetti”.


Bardhi e quajti vendimin e marrë si “banal” dhe shtoi se kjo ishte një tjetër provë për domosdoshmërinë e formimit të Komisionit Hetimor për çështjen Becchetti.

Reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi

Banaliteti me të cilin Gjykata Kushtetuese ka penguar ngritjen e Komisionit Hetimor për dëmin prej më shumë se 110 milion euro ndaj shtetit shqiptar, shkaktuar nga Edi Rama dhe qeveria e tij, provon edhe njëherë se kjo çështje ka nevojë urgjente që të hetohet!

Asnjë arsye banale dhe jo kushtetuese nuk duhet të pengojë opozitën ti shkojë deri në fund kësaj çështje. Keqardhje që GJK e reformuar po “reformon” vetveten në dëm të interesit publik, duke u bërë mburojë e korrupsionit dhe paligjshmërisë qeveritare.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme