“Do t’ju ndërpresim gazin”/ Moska kërcënon Perëndimin pasi G7 refuzon të paguajë në rubla

Vendet e G7-ës bënë të qartë të hënën se nuk do të paguajnë në rubla për furnizimet me gaz rus, në kundërshtim me atë që Kremlini tha se do të kërkonte.


Kështu deklaroi Ministri gjerman i Energjisë, Robert Habeck pas një konference me ministrat e energjisë të G7, sipas Reuters.

“Të gjithë ministrat e G7 kanë rënë dakord se kjo është një shkelje e njëanshme dhe e hapur e konventave ekzistuese”, tha Habeck. Ministrat e aleancës “përsëritën se marrëveshjet janë të vlefshme dhe kompanitë duhet t’i respektojnë ato. Pagesa në rubla është e papranueshme dhe ne u bëjmë thirrje kompanive në fjalë të mos përmbushin kërkesat e Putinit,” tha ai.

“Përpjekja e Putinit për të na ndarë është e qartë, por siç mund ta shihni nga uniteti dhe vendosmëria e madhe që na dallon, ne nuk do të ndahemi”, shtoi ai.

G7 përbëhet nga Shtetet e Bashkuara, Japonia, Gjermania, Britania, Franca, Italia dhe Kanadaja. Kujtojmë se Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një embargo të plotë ndaj naftës dhe gazit rus.

Moska paralajmëron “ndërprerje të furnizimit me gaz”

Duke komentuar deklaratën e ministrit gjerman, Ivan Abramov, nënkryetar i komitetit të politikës ekonomike të Këshillit Federal rus, tha se refuzimi “do të çonte me siguri në një ndërprerje të furnizimit me gaz”. Perëndimorët “kanë disa mundësi për të blerë rubla për këtë qëllim, ju mund të bëjeni menjëherë në çdo shkëmbim”, shtoi Abramov.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme