Afera në Inceneratorin e Elbasanit, sekuestrohen 18 pasuri të paluajtshme dhe 8 biznese me vlerë 2 mln euro!

SPAK ka nxjerrë të tjera detaje në lidhje me hetimet e inceneratorit të Elbasanit. Për 5 persona janë marrë masa sigurie, Bardhyl Çabiri dhe Pëllumb Çabiri janë në arrest me burg.  Jonida Zeqo dhe Serafin Papa dhe Etlefva Kondi në ‘arrest shtëpie’. Ndërkohë që janë 18 pasuritë të paluajtshme dhe 8 shoqëri tregtare me vlerë 2 milionë euro.


Pronat e sekuestruara

Po kështu, me vendimin nr.130 akti, datë 28.03.2022 të Gjykatës Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, është vendosur caktimi i masës së sigurimit pasurore “sekuestro preventive” për pasuritë e mëposhtme:

14 apartamente me sipërfaqe banimi në total prej 1356 m²;

3 njësi tregtare me sipërfaqe shfrytëzimi në total prej 297 m²;

1 pasuri të paluajtshme të llojit truall me sipërfaqe 147 m² dhe ndërtesë 126 m²;

8 shoqëri tregtare dhe të gjitha asetet në pronësi të shoqërive tregtare.

Pasuritë e paluajtshme të sekuestruara dyshohet se përbëjnë produkt të veprave penale për të cilat po ushtrohet ndjekja penale, ndërsa shoqëritë tregtare të sekuestruara dyshohet se kanë shërbyer dhe janë përdorur si mjete për të realizuar veprat penale. Vlera e pasurive të paluajtshme të sekuestruara është rreth 2,000,000 Euro.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme