Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, tashmë njihet si figurë e respektuar në trojet shqiptare edhe jashtë Shqipërisë.
Në kuadër të lëvizjeve të pandalshme brenda dhe jashtë Shqipërisë, Alizoti sot ka vizituar Kullën e Jasharajve në Prekaz, ku u prit nga kryefamiljari, bacë Rifat Jashari.
Edhe njëri edhe tjetri kanë biseduar gjerë e gjatë si përfaqësues të familjeve që kanë treguar heroizëm dhe atdhetarizëm në kohë të vështira për kombin shqiptar.
“Prekazi është kryeqendra e patriotizmit dhe frymës liridashëse në historinë më të re kombëtare. Sakrifica e kryeheroit Adem Jashari dhe familjarëve të tij ka bë jehonë në mbarë botën dhe meriton respekt shekullor nga të gjithë shqiptarët. Pata nderin për tu takuar me bacën Rifat Jashari me të cilin shkëmbyem ide për çështjen tonë kombëtare”, deklaroi deputeti Alizoti pas takimit të përzemërt me Rifat Jasharin.
Familja Jashari u bë simbol i luftës së Kosovës dhe sakrifica e tyre paralajmërim për lirinë dhe çlirimin përfundimtar nga thundra serbe.
Familja Alizoti, si një nga familjet më të ngritura të kohës në Shqipëri, ka qenë në shënjestër të regjimit diktatorial të Enver Hoxhës.