Kodrat e fshatit Zgërdhesh të Krujës janë përfshirë nga një zjarr me përmasa të konsiderueshme. Mësohet se sipërfaqja e përfshirë nga flakët është mjaft e madhe dhe se zjarri vijon të përhapet në pyje.
Edhe ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse është e pamundur për shkak të terrenit të thyer dhe mungesës së rrugëve.
Për momentin, sipërfaqja e djegur me pisha, shkurre e bimë të ndryshme nuk mund të përcaktohet, por zjarri vijon të djegë çfarëdo që i del para.
Ndërkohë, ka dyshime që zjarri të jetë i qëllimshëm dhe duhet ndërhyrja nga ajri për shuarjen e tij.