Gazeta Shqiptare mëson detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Elbasan ku mjeti tip “BMW X5” është përballur me një breshëri plumbash.
DINAMIKA E NGJARJES:
Mjeti tip “BMW X5” është qëlluar pranë zonës “Ura e Zezë” e njësisë Paperr dhe ka qenë duke dalë nga qyteti i Cërrikut. Në dalje të qytetit, mjeti është përballur me një breshëri plumbash, konkretisht 20 gëzhoja kallashnikovi.
Brenda mjetit të sulmuar dyshohet të kenë qenë 3 persona dhe referuar burimeve drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur. Makina e autorëve pasi ka qëlluar në drejtim të mjetit ku ndodheshin tri persona janë larguar në drejtim të paditur gjë që nuk i ka ofruar policisë një pistë të qartë.
Makina e qëlluar ka ndaluar disa metra më poshtë pasi gjatë atentatit me kallashnikov janë çarë gomat. Në momentin e ndalimit, personat që ndodheshin në mjet e kanë braktisur dhe brenda tij janë gjetur 5 litra benzinë dhe një kallashnikov. Si rrjedhojë, polica ka dalë në konstatimin hipotetik se mjeti BMW X5 ishte nisur për një tjetër atentat në Elbasan. Mësohet gjithashtu se
Në vengjarje fillimisht mbërriti drejtori i policisë së Elbasanit, Ardian Çipa më pas forcat RENEA.
Deri më tani, ende nuk ka asnjë person të dyshuar për ngjarjen dhe se cilat ishin shkaqet që çuan në këtë ngjarje të rëndë Elbasanin.