Bordi i Fondit të Kursimeve Pensionale ka raportuar sot para Komisionit Parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere. Nga Trusti, janë deklaruar edhe për mundësinë e tërheqjes së 30 përqind të kursimeve.
Kryetari i Bordit të Trustit, Ruzhdi Morina, ka thënë se ata janë të gatshëm të përmbushin çfarëdo vendimi që vjen nga Kuvendi, por, sipas tij, ky duhet të jetë hapi i fundit që duhet të shqyrtohet për situata emergjente.
“Ne nuk dëshirojmë të përfshihemi në debatin e politik në lidhje me tërheqjen edhe të një 30 përqindëshit për qytetarët, megjithatë jemi të gatshëm që ta zbatojmë çdo vendim që sjellë kuvendi”, tha Morina.
Ndryshe, tërheqja e sërishme e kursimeve nga Trusti, është propozuar për tejkalimin e krizës së shkaktuar nga rritja e lartë e çmimeve. Është propozuar që qytetarëve t’ju lejohet tërheqja e 30 përqind të kursimeve.
Një tërheqje e tillë u ishte mundësuar qytetarëve vjet. Pas votimit të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, qytetarëve u ishte mundësuar tërheqja e 10 përqind të kursimeve.
© SYRI.net