Katër orë kanë kaluar pas plagosjes me armë zjarri të kreut të Njesisë Administrative Kallmet, Besnik Simoni, deri sa policia ka arritur të neutralizojë dhe prangosë autorin e dyshuar.
Altin Marku u neutralizua në banesën e një të afermi të tij në fshatin Kallmet, ndërsa policia gjeti dhe sekuestroi dhe armen e krimit.
Autori i ngjarjes, Altin Marku është gjetur i plagosur në krahë, plagë me armë zjarri. Është dërguar në Spitalin e Traumes në Tiranë.
Sipas burimeve të Gazetës Shqiptare, Marku pretendon se ka patur shkembim zjarri,
Ndërkohë, rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta dhe po punohet nga ana e Policisë së Shtetit për sqarimin e plotë të tyre.