Vazhdon gjykimi i “Grupit të Kumanovës” me dyer të mbyllura

Me dyer të mbyllura për publikun sot në Gjykatën e Shkupit do të mbahet seanca e radhës për rastin “Kumanova”, njofton Portalb.

 

Në seancën e sotme duhet të dëgjohen transkriptat bisedave të përgjuara ditën e luftimeve. Në rastin “Kumanova – Lagjja e Trimave” akuzohen 37 persona, për terrorizëm, për ndodhitë e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Kumanovë.

Parvjet në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë, një grup i armatosur u përlesh me forcat e sigurisë të Maqedonisë. Nga rasti në fjalë, u vranë 8 policë nga njësitet speciale dhe nga njësitet e veçanta të MPB-së, ndërkaq 4 të tjerë u plagosën. Humbën jetën edhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme