FIFA ka vendosur të ndryshojë programin e saj pas shortit duke modifikuar ndeshjen hapëse të Kupës së Botës 2022.
Siç e kërkon tradita, normalisht është vendi pritës, Katari, ai që duhet të hapte kompeticionin më 21 nëntorin e ardhshëm duke u përballur me Ekuadorin, por organi më i lartë i futbollit botëror ka vendosur ndryshe.
Përfaqësuesja e Katarit do të përballet me Ekuadorin po në të njëjtën ditë në orën 17:00, menjëherë pas ndeshjes së dytë të turneut mes Anglisë dhe Iranit (14:00).
Sipas AFP, FIFA ende nuk e ka justifikuar këtë zgjedhje duke modifikuar programin.
Gjeni orarin e plotë të Kupës së Botës 2022 këtu .
© SYRI.net