“A ka udhëtuar me Klodian Zoton?”- Avokati Hazizaj: S’është e provuar që bileta është paguar nga Zoto për Bllakon

Avokati i Alqi Bllakos, Sokol Hazizaj ka folur për mediat pasi gjykata dha masën “arrest me burg” ndaj ish-deputetit socialist.


Ai u pyet nëse klienti i tij, Bllako ka udhëtuar me Klodian Zoto nga Shqipëria në Itali dhe anasjelltas.

Hazizaj tha se kjo nuk është një provë bindëse që nënkupton lidhjen e Bllakos me inceneratorët, për aq kohë sa nuk është provuar që bileta është paguar nga Zoto për Bllakon.

“Kjo nuk u përmend në kërkimet e organit procedural të hetimit. Nuk është provë bindëse, për sa kohë nuk është provuar që bileta është paguar nga Zoto për Bllakon. Ne mund të udhëtojmë bashkë në një avion apo autobus, kjo s’do të thotë që kemi lidhje bashkë”, u përgjigj avokati.

Sipas New24, Prokuroria ka sjellë si argument për arrestimin e ish-deputetit faktin që Bllako ka udhëtuar me Klodian Zoto nga Shqipëria në Itali dhe anasjelltas.

“Referuar sistemit TIMS rezulton se në 16.4.2019 Bllako ka udhëtuar me avion drejt Torinos drejt Italisë për tu kthyer një ditë më pas po me Zoton”, thuhet në argumentet e SPAK.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme