DETAJE NGA DOSJA/ “Do fejoheshim së shpejti”, lirohet nga burgu e dashura kosovare e Dumanit

Plagosja në Elbasan ka sjellë dhe fundin e njërit ndër personave më të kërkuar në Shqipëri, por e kanë “pësuar” edhe disa nga personat që e kanë mbështetur dhe ndihmuar autorin. Gjykata e Elbasanit ka dhënë masat e sigurisë për Henkrik Hoxhën dhe Mirjetë Hajdinin, të cilët ndihmuan 37-vjeçarin të fshihej pasi mbeti i plagosur me armë zjarri disa ditë më parë.


Gazeta Shqiptare mëson se e dashura kosovare e Nuredin Dumanit ka dalë sot në Gjykatën e Elbasanit për tu njohur me masën e sigurisë. Mirjetë Hajdini është dënuar me Detyrim paraqitjeje.

Në sallën e gjyqit, ajo ka deklaruar se nuk kishte dijeni që “serial killeri” kishte probleme me ligjin dhe e njihte me emër tjetër.

Hajdini tha para togave të zeza se Nuredin Dumani e kishte gënjyer për identitetin e moshën, si edhe “do të martoheshin së shpejti.

“Do fejoheshim së shpejti”

“Nuk e kam pas idenë se mund të kishte identitet tjetër dhe se kishte probleme me ligjin. E njihja me emër tjetër, më kishte thënë se ishte 27 vjeç dhe se do fejoheshim së shpejti”, rrëfeu 22-vjeçarja, raporton News 24.

Ndërkohë, dy vëllezërit e Mirejetë Hajdinit mësohet se kishin ardhura nga Kosova dhe kanë qëndruar jashtë gjykatës në pritjes të masës për motrën e tyre.

Prokuroria e Elbasanit kërkoi arrest me burg ndaj 20-vjeçares. Ajo akuzohet për armëmbajtje pa leje, prodhimi i armëve shpërthyese e municionit, si dhe përkrahje e autorit të krimit.

Dënimi për “ushtarin” e Nuredin Dumanit

Nga Gjykata, për Henkrik Hoxhën është dhënë masa e sigurisë arrest me burg. u kap në këtë qytet bashkë me Nuredin Dumanin ditën e përplasjes me armë me Talo Çelën në Papër të Elbasanit.

Ai akuzohet për veprat penale vrasje me paramendim e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve shpërthyese dhe i municionit, e kryer ne bashkëpunim.

Prokuroria e Elbasanit gjithashtu, ka kërkuar nëpërmjet kërkesës për caktimin e masës në Gjykatën e Elbasanit ndaj Ermal Gjeços dhe Julian Malaj, dy mjekët e spitalit të Fierit të akuzuar për moskallëzim penal.

Personat u arrestuan mbrëmjen e së martës në banesën ku ishte i fshehur Nuredin Dumani. Menjëherë pasi mbeti i plagosur në Elbasan, ai dyshohet se sëbashku me disa persona kanë udhëtuar drejt qytetit të Fierit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme