‘Volkswagen-i’ del nga rruga dhe përfundon në kanal në Fushë-Krujë, 5 të plagosur, mes tyre dy të mitur!

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fushë – Krujë – Tiranë, ku një automjet tip “Volkswagen” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, e për pasojë kanë mbetur të plagosur pesë persona, me të cilëve edhe dy të mitur.


Shpejtësia e madhe dhe lagështira në rrugë kanë bërë që automjeti të dalë nga rruga e të përplaset me betonat e kanalit. Si pasojë e përplasjes janë plagosur 5 persona një grua bashkë me dy fëmijë e saj te mitur 5-6 vjeç, një e moshuar dhe një djalë i ri, të cilët janë dërguar tek Trauma në Tiranë.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa të plagosurit janë transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Krujës, ndërsa ende nuk ka informacion  në lidhje me gjendjen e tyre shëndetësore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme