Me kapuç në kokë grabiti 6 supermarkete, magazina, makina e banesa/ Kapet pas një jave ndjekje ‘tmerri’ i bizneseve të Tiranës, vetëm 16 vjeç

Policia e Tiranës njofton se ka bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e një 16-vjeçari, i cili ishte kthyer në ‘tmerrin’ e bizneseve në kryeqytet, pasi akuzohet se ka kryer një sërë grabitjesh në kohë të ndryshme.


I maskuar me kapuç, për t’iu shmangur identifikimit të kamerave të subjekteve, 16-vjeçari kryente vjedhje në biznese të ndryshme, ndërsa është vënë në pranga në kuadër të operacionit policor të koduar “The last”, kryer nga Komisariati i Policisë Nr. 4 në Tiranë.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

I maskuar me kapuç, për t’iu shmangur identifikimit të kamerave të subjekteve, 16-vjeçari kryente vjedhje në biznese të ndryshme. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar “The last”. Zbardhen dhe dokumentohen 9 raste të vjedhjeve në biznese të ndryshme, vihet në pranga autori i dyshuar. Vijon puna hetimore dhe profesionale për zbardhjen edhe të disa vjedhjeve të tjera, të dyshuara të kryera nga 16-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “The last”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi: O. H., 16 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”.

Ky shtetas, në kohë dhe vende të ndryshme, gjatë orëve të vona të natës, kryente vjedhje në biznese në zona të ndryshme të Tiranës. Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, dyshohet se në kohë e vende të ndryshme, 16-vjeçari ka kryer një sërë vjedhjesh, ku 9 prej tyre janë zbardhur e dokumentuar me prova ligjore.

Prej muajit shkurt 2022 deri mbrëmjen e djeshme, që u kap në flagrancë pas një jave ndjekje nga shërbimet e Seksionit të Hetimit të Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, ky shtetas, ka vjedhur në 6 markete, në një magazinë, në një automjet dhe në një banesë, sende të ndryshme dhe shuma parash.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme