I lënë në harresë për vite të tëra, pritet të nis rinovimi i sallës sportive “Partizani” në Karposh

LEXO EDHE:

Gazetare: Evi shkopi

Salla sportive “Partizani” në Karposh e cila para viteve të 90-ta ishte një nga vendet më të frekuentuara nga shkupjanet e të gjitha grup moshave, do t’i nënshtrohet një rinovimi të plotë, thonë nga Agjencia për Rini dhe sport që është bartëse e projektit, shkruan Alsat.

Punimet pritet të nisin gjatë këtij muaji dhe do të përfundojë brenda tre viteve.

“Është një investim që kap vlerën prej rreth 70 milion denarësh dhe është investim që do të realizohet i ndarë në tre vite. Për këtë vit është parashikuar që për rinovimin e sallës të ndahen rreth 20 milion denarë, ndërsa shumat tjera do të ndahen në vitet në vijim. Presim që i njëjti të fillojë gjatë muajit prill. Në vazhdim e sipër është thirrja për mbikëqyrësin e projektit”, tha Amir Bilalli- zv.drejtor i Agjencisë për Rini dhe Sport.

Objekti aktual është në gjendje thuajse të shkatërruar, me mure të shkarravitura, xhama të thyer, dhe inventar të shkatërruar.

Banorët e Karposhit thonë se është jashtëzakonisht e nevojshme që ky objekt te rikthehet në funksion, veçanërisht siç thonë, për të rinjtë që vitet e fundit janë “peng i teknologjisë” duke lënë pas dorë aktivitetet sportive.

“Mendoj se ata që e mbyllën këtë ndërtesë dhe e lanë të bëhet vend për pëllumba bënë gabim shumë të madh. Ajo sallë është mëse e nevojshme këtu. Njerëzit gjejnë një vend për të marrë frymë aty, sepse këtu rikrijojnë”, tha një qytetar.

“Është e nevojshme akoma më shumë që të merren me aktivitete sportive, të lëvizin. Koha e kaluar këtu dhe jo në vende të tjera. Kur them në vende të tjera, besoj e kuptoni për çfarë e kam fjalën, se si mund ta kalojnë kohën ndryshe”, shprehet një qytetar tjetër.

Por, qytetarët e anketuar vlerësojnë se tre vjet për renovimin e saj janë një kohë shumë e gjatë.

“Mendoj se është shumë kohë, duhet të përpiqen që ta realizojnë më shpejt”, tha një qytetare.

“Nëse janë siguruar mjetet financiare nuk shoh arsye se përse të mos e realizojnë. Mbetet ajo shprehja “Do të bëhet, do të bëhet”, por se kur do të bëhet të jemi shëndosh e mirë”, tha një qytetar tjetër./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme