Qytetet në Maqedoni që po shndërrohen në katunde

Një qytet i tërë sa Shën Nikolla (Sveti Nikola)  është humbur nga nëntë komunat në rajonin planor të Vardarit në 20 vitet e fundit.

Velesi ka  humbur 6645 banorë ose 12% më pak se në vitin 2002, por në përqindje Lozova mbeti pa një të pestën e popullsisë.

E vetmja komunë që ka shtuar popullsinë e saj është Çashka, e cila ka 3.5 për qind më shumë banorë se 20 vjet më parë. Çashka është e vetmja komunë në këtë rajon, e cila për 20 vjet ka ndryshuar strukturën etnike të popullsisë.

Atje, grupi etnik maqedonas, i cili dy dekada më parë ishte 57 për qind, nuk është më shumicë, pasi popullsia shqiptare në regjistrimin e fundit ka pak më shumë se gjysmën, në kurriz të maqedonasve, të cilët tani janë 35 për qind.

Për Ace Kocevski, ekspert i pushtetit lokal dhe ish-kryetar i komunës së Velesit, të dhënat e regjistrimit nuk janë befasi.

“Ato janë rezultat i tendencave që qytetarët e vendeve të varfra të kërkojnë ekzistencën e tyre në vendet e botës perëndimore. Por, politizimi i tepruar e zbrazi shtetin”, thotë Kocevski.

Edhe pse konsiderohet qytet me industri dhe bujqësi të zhvilluar, Kavadari është më i vogël për 3008 banorë ose për 20 vjet ka humbur 7.8 për qind të popullsisë. Negotina fqinje ka numrin më të ulët nga të gjitha komunat në këtë rajon. Ajo ka 1018 banorë më pak, 5.3 për qind më pak nga dy dekada më parë.

Shën Nikolla  është bosh në mënyrë dramatike pasi nga 18 mijë e gjysmë banorë në vitin 2002, tani numëron 15 mijë e 300. Me një ecuri të ngjashme, Demir Kapija dhe Gradsko po zvogëlohen. Sipas Kocevskit, Maqedonia u metropolitizua.

“Për shkak të decentralizimit jo të plotë fiskal të komunave, Shkupi është mbushur plot, ndërsa qytetet e brendshme janë bosh me banorë”, thotë ai. /TV24

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme