Sot në Serbi janë mbajtur zgjedhjet parlamenare dhe ato presidenciale. Në këto zgjedhje iu mohua e drejta e votimit 6 mijë shqiptarëve.
Lidhur me këtë ka reaguar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Osmani tha se Serbia qëllimshëm iu pamundësoi atyre votimin për shkak të fushatës së spastrimit etnik përmes mjeteve administrative.
“Sipas raportimeve, 6000 shqiptarëve në Serbi iu mohua e drejta e tyre themelore për të votuar për shkak të fushatës së qëllimshme pasivizuese të Serbisë për spastrim etnik përmes mjeteve administrative”.
“Komuniteti ndërkombëtar duhet të dënojë fytyrën e vërtetë të autoritarizmit të Serbisë”.
Synimi i shqiptarëve në këto zgjedhje është që të sigurojnë tre deputetë në Kuvendin e Serbisë.
Kështu kishte deklaruar Shaip Kamberi, ish-deputet në këtë kuvend.