Mblidhet komisioni parlamentar për FSK-në, priten ndryshime në ligj

Komisioni parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës, po zhvillon një takim ku po merr pjesë Gjenerali i FSK-së Rrahman Rama me stafin e tij, si dhe ministri i FSK-së Haki Demolli.

Takimi është mbyllur për mediat pasi që kryetari i Komisionit Daut Haradinaj, ka thënë se do të diskutohen tema të ndjeshme.

Në këtë takim siç merr vesh Klan Kosova, do të diskutohet për ndryshimin e ligjit për FSK-në në mënyrë që ky institucion të marrë kompetenca shtesë.

Në pjesën e takimit ku nuk ishin prezent përfaqësuesit e FSK-së mediave u është lejuar qasja, mirëpo dyert janë mbyllur kur Haradinaj ka deklaruar se aty do diskutohen çështje të ndjeshme.

Kryetari Haradinaj ka thënë se është mirë që të ndryshohet ligji për FSK-në dhe të mos priten ndryshimet kushtetuese, duke shtuar se nuk ka asnjë pengesë e cila nuk lejon që FSK-së të mos i jepen kompetenca shtesë, t’i rritet buxheti dhe t’i forcohen kapacitetet operacionale.

Në këtë qëndrim kanë qenë të gjithë deputetët e të gjitha partive politike, duke përjashtuar Listën Serbe e cila po e bojkoton punën e kuvendit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme