Policia kap një numër të madh të migrantëve shqiptarë, shkonin nga Holanda në Angli

Qeveria e Holandës ka njoftuar sot se është rritur numri i migrantëve që përpiqen të kalojnë në Mbretërinë e Bashkuar të fshehur në kamion. 56 për qind të migrantëve të kapur thuhet se janë shqiptarë

 

Autoritetet holandeze dhe britanike kanë kapur 430 migrantë në tre muajt e fundit, shifër kjo më e madhe dy herë se në tre muajt e mëparshëm, shkruan agjencia Beta, transmeton Gazeta Express.

Një vit më parë, u kapën 1,280 migrantë, shifër kjo shumë më e lartë në krahasim me shifrën e fundit që ishte 500 në vitin 2015.

Ministria holandeze e Sigurisë dhe Drejtësisë ka deklaruar se shqiptarët përbëjnë 56 për qind të numrit të përgjithshëm të migrantëve të cilët janë kapur duke u përpjekur të kalojnë nga Holanda në Britaninë e Madhe. /GazetaExpress/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme