Bashkimi Evropian i ka thënë sot presidentit amerikan, Donald Trump, se slogani i tij “Amerika e Para” dhe politikat proteksioniste të tregtisë janë të destinuara për të dështuar, dhe se lloji i marrëveshjeve tregtare si ajo të cilin ai e fundosi me shtetet Paqësore-Aziatike, janë kurban.
Komisionarja për Tregti e BE-së, Cecilia Malmastrom, ka thënë se në vend të proteksionizmit, BE-ja – blloku më i madh tregtar në botë – mbetet e përkushtuar ndaj politikës për ekonomi dhe kufij të hapur, transmeton Express.
Ajo insistoi se shumica e vendeve ende e ndajnë vizionin e njëjtë për investime dhe tregti të hapur.
“Ata, të cilët në shekullin e 21-t mendojnë se ne mund të bëhemi të mëdhenj përsëri duke rindërtuar mure, duke rivendosur barriera tregtare, duke ua kufizuar lëvizjen e lirë njerëzve, janë të destinuar për të dështuar,” ka thënë Malmstrom sot gjatë një fjalimi.
Ky ka qenë reagimi më i ashpër dhe gjithëpërfshirës nga BE-ja qëkur Trump mori detyrën e presidentit të premten./Express/