Arrestohet pas 8 muajsh vlonjati, në gusht u sekuestruan 262 kg kanabis në Kaninë

Vijon operacioni policor i koduar “Çairet”, shkon në 3 numri i personave të arrestuar.

Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Forcën Operacionale në DVP Vlorë.

Gjatë operacionit, në muajin gusht 2021, u sekuestruan 262 kg lëndë narkotike kanabis dhe u shpallën në kërkim 3 autorët e dyshuar të veprimtarisë kriminale.

Kapet dhe vihet në pranga për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike’’, ‘’Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike’’ dhe ‘’Vjedhja e energjisë elektrike’’, të kryera në bashkëpunim, njëri nga personat e shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Forcën Operacionale në DVP Vlorë, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një personi të shpallur në kuadër të operacionit “Çairet”, organizuan punën për kapjen e tij.

Në vijim të këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

– K. K., 21 vjeç, banues në Kaninë, Vlorë, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike’’, ‘’Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike’’ dhe ‘’Vjedhja e energjisë elektrike’’, të kryera në bashkëpunim.

Ky shtetas është shpallur në kërkim në muajin gusht të vitit të kaluar, së bashku me shtetasit F. K., 45 vjeç dhe E. K., 22 vjeç, pasi në vendin e quajtur “Çairet”, në fshatin Kaninë, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e shtetasit F. K. u gjetën dhe u sekuestruan 210 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient pranë banesës së këtij shtetasi, e përshtatur si serë, me lidhje të jashtëligjshme të energjisë elektrike, Policia gjeti fidanë narkotikë të kultivuar në serë dhe në kubikë, si dhe 52 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, në proces tharjeje.

Gjithashtu, gjatë operacionit, në gusht 2021, janë arrestuar në flagrancë shtetasit: A. T., 61 vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Kaninë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit” dhe G. I., 51 vjeç, me detyrë elektricist pranë OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Vijon puna për kapjen e dy shtetasve të tjerë që janë shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme