Personi që shikoni në foton e mëposhtme është Merushe Hazizi, vetëm 30 vjeç, e cila u gjet sot e vrarë me thikë nga vjehrri i saj Xhevair Hoxha.
Krimi i rëndë ndodhi mesditën e sotme, rreth orës 12:30 minuta në fshatin Vidhishtë, në Roskovec, ku 61-vjeçari Hoxha dyshohet se në banesë ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e djalit dhe më pas ka varur veten në një pemë pas banese.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje, ndërsa dyshohet se paraprakisht kemi të bëjmë me një konflikt në familje, që ka çuar deri në këtë akt fatal.
Njoftimi i Policisë së Fierit
Informacion paraprak / Sot rreth orës 12:30, në fshatin Vidhishtë, Roskovec, shtetasi Xh. H., 61 vjeç, dyshohet se në banesë ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e djalit, shtetasen M. H., 30 vjeçe dhe më pas ka varur veten në një pemë pas banese. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.