I armatosur dhe me euro false! Tentoi të korruptonte policin në portin e Durrësit, vihet në pranga Egjiptiani (FOTO)

Policia kufitare e Portit të Durrësit ka vënë nëpranga një person të lindur në Egjipt, i cili banonte në Itali. A. E., 45 vjeç, është kapur me një thikë në brez të martën.

Burimet nga policia informojnë se autori ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë Kufitare në PKK Port Durrës, për të kaluar kufirin me dokumente italiane të dyshuara të falsifikuara.

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi i është gjetur një armë e ftohtë (biçak), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me kartëmonedhën euro dhe dokumentet false.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet në pikat e kalimit kufitar në të gjithë vendin, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Si rezultat, në PKK Port Durrës dhe në PKK Rinas janë goditur 2 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër.

Të arrestuarit në PKK Durrës, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar dhe një armë të ftohtë .

Si rezultat i kontrolleve, për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që tentojnë të kalojnë kufirin me dokumente false apo duke mbajtur me vete sende të jashtëligjshme, në PKK Port Durrës, shërbimet e Policisë Kufitare, arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasin A. E., 45 vjeç, lindur në Egjypt dhe banues në Itali.

Ky shtetas ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë Kufitare në PKK Port Durrës, për të kaluar kufirin me dokumente italiane të dyshuara të falsifikuara. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi i është gjetur një armë e ftohtë (biçak), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me kartëmonedhën euro dhe dokumentet false./  GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme