Përktheu: Xhevdet Pozhari
Në një tekst autorial, Aidan Hehir, njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Westminster ka renditur disa arsye që, sipas tij, do të sjellin një krizë të rë në muajin mars në Kosovë.
“Pse unë parashoh një krizë në muajin mars në Kosovë: kjo ngaqë është një mënyrë e mirë që Rusia ta testojë Donald Trump”, shkruan në fillim të artikullit Aidan Heihr në Foreign Policy, transmeton portali Sakte.net
“Dëshira e përsëritur shpesh herë e Donald Trump për të shmangur konfrontimin me Rusinë ka të ngjarë të ketë implikime të thella për stabilitetin e ardhshëm të një numri të shteteve; në mesin e të cilave është edhe Kosova.
Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur ndjeshëm kohët e fundit, retorika nga Beogradi është duke u bërë gjithnjë e më e zjarrtë. Pika u vu edhe me përpjekjen e Serbisë për të dërguar një tren nga Beogradi në Kosovë me mbishkrimet e mbuluar në “Kosova është Serbi” , parulla të shkruara në 21 gjuhë. Treni u ndalua në kufi pasi Kosova vendosi forcat e saj speciale të policisë. Presidenti serb Tomislav Nikolic tha se konfrontimi do të sjellë sjellë Serbinë dhe Kosovën në “prag të konfliktit” dhe paralajmëroi se, nëse është e nevojshme, do të dërgojë ushtrinë në Kosovë.
Me gjithë 18 vjet të ndërtimit të shtetit, serbët dhe shqiptarët në thelb mbetën të ndarë në Kosovë. Serbia refuzon të njohë pavarësinë e Kosovës, njëjtë sikundërse edhe Rusia dhe Kina. Shumë shqiptarë kanë besuar se Serbia që një kohë të gjatë është duke kërkuar një pretekst për të dërguar trupa në veri të Kosovës, ku jetojnë shumica e serbëve të Kosovës. Shumica e shqiptarëve besojnë se e vetmja gjë që mund ta ndalë Serbinë janë numri i madh i trupave të NATO-s që ende janë të stacionuara në Kosovë.
Zgjedhja e Donald Trump (si president i ShBA-ve), megjithatë, hedh dyshime mbi gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara për ta mbrojtur Kosovën. Duke pasur parasysh komentet Trump që bëri për NATO – në në raport me propozimet ndaj Rusisë, bilanci është zhvendosur në mënyrë të konsiderueshme në drejtim të Serbisë. Veprimet e fundit të Serbisë në prag të zgjedhjes së Trumpit si president, vështirë se mund të jetë një rastësi. Duke e ditur se Rusia ka më shumë liri veprimi tani që Trump është në pushtet, Serbia mund të ketë llogaritur se Rusia do t’i mbështesë ata në qoftë se do të nisin një operacion gjoja “për të mbrojtur serbët” në veri të Kosovës dhe në këtë mënyrë, ata mund ta nxjerrin NATO-n në “bllof”, këto janë disa nga paralajmërimet e artikullit të publikuar në Forighn Policy me autor Aidan Hehir, njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Westminster.
Ai, po ashtu, paralajmëron se jostabiliteti në Kosovë ka gjasa të përhapet dhe të shkaktojë pasoja të rënda për rajonin, veçanërisht për Maqedoninë dhe Bosnjën dhe vë në pikëpyteje reagimin e presidentit Donald Trump në raport në këto situata.
“A do të jetë Trump i gatshëm të rrezikojë marrëdhëniet me Rusinë nëse trupat serbe do të hyjnë (kryesisht serbe) në veriun e Kosovës? Është sigurisht e mundshme që administrata Trump mund të jenë të gatshëm ta braktisin Kosovën; ngaqë ky projekti ndërtim i shtetit mund edhe të portretizohet si një dështim i “Klintonëve” të cilët nuk do të duhej të ishin angazhuar, derisa shumica shqiptare me dominancë myslimane nuk kanë gjasa për të fituar më shumë simpati nga mbështetësit e Trumpit”, thuhet në artikull.
Artikullin e plotë në gjuhën angleze mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm./Sakte.net
Why I predicted a Kosovo crisis in March: It’s a great way for Russia to test Trump