Molliqaj: Kosova nuk do të bëhet shtet duke biseduar me Serbinë

Sekretari organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, në një postim të vetin në Facebook ka thënë se Kosova nuk do të bëhet shtet asnjëherë duke biseduar me Serbinë.

Ai në këtë postim ka numëruar tri pasoja që Kosova i pati pas bisedimeve me Serbinë, ndërsa në fund është angazhuar për ndërprerjen tyre:

:Kosova nuk do të bëhet shtet asnjëherë në negociata me Serbinë. Nga këto negociata na e premtuan:
– Njohjen e Kosovës prej Serbisë, ndërsa sollën agresion më të madh të saj,
– Integrimin e minoritetit serb, ndërsa na e sollën Listën Serbe që e lufton shtetin e Kosovës,
– Afrimin e Kosovës me BE-në, ndërsa sollën bllokimin e shtetit tonë në organizmat ndërkombëtarë.

Vazhdimi i logjikës se përmes negociatave me Serbinë do të bëhet shteti është mashtrim. Kosova ka nevojë për logjikë të re që qon në shtetndërtim dhe zhvillim, e jo për mashtrime të reja. Kosovës i duhet ndryshimi!”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme