Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, nuk ka marrë pjesë sot në mbledhjen e kërkuar për raportim nga Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
Bëhet e ditur se Ajeti ishte ftuar për të raportuar në këtë komision, lidhur me çështjen e rastit të Dick Marty, i cili deklaroi ditë më parë se serbët e kanë kërcënuar me vrasje, përcjell klankosova.tv.
Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosoëvs për Inteligjencë, Ganimete Musliu, deklaroi sot para mediave se kjo mbledhje u bojkotua nga Lëvizja Vetëvendosje.