Thaçi: Pozitë e opozitë duhet të bashkohen kundër planit të Serbisë për Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duke iu referuar dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, ka deklaruar se është koha që opozita dhe pozita të bëhen bashkë.“Nuk është koha e ndarjes, por bashkimit dhe unitetitet politik ashtu si edhe institucional. Institucionet duhet të bashkohen kundër Serbisë, në mënyrë që t’i përgjigjemi këtij plani të Serbisë për Kosovën”.

“Kosova ka mbajtur zgjedhjet, kanë dalur organet shtetërore, të vlerësuara nga qytetarët dhe të pranuara nga ndërkombëtarët, por kur është në pyetje interesi nacional duhet të bashkohemi të gjithë, pa dallim opozitë e pozitë”, ka thënë Thaçi duke folur ekskluzivisht në Info Magazine të Klan Kosovës.

I pari i vendit ka thënë poashtu se me autoritetet e BE-së do të bisedohet edhe për ndalimin e ish-kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj në Francë.

“Do të diskutoj me autoritetet e BE-së, por me Beogradin nuk kam ndonjë autoritet,se edhe unë jam personazh në ato lista”.

Ai ka thënë së Serbia nuk po mundet me i përbi lehtë humbjet që ka pësuar me Kosovën.

Thaçi nuk ka komentuar për idenë e akademikut, Rexhep Qosja për shkëmbim territoresh.

“Nuk kam lexuar dhe nuk e kam dëgjuar këtë ide”.

Thaçi nga Brukseli: BE të mos e përkëdhel Beogradin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duke folur për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë që pritet të nisin për më pak se dy orë ka thënë se pret që Bashkimi Europian të jetë i qartë me Serbinë.

“Unë pres që Bashkimi Europian të jetë i qartë dhe i vendosur në raport me Serbinë, se një shtet që pretendon të jetë pjesë e familjes evropiane, nuk mund të sillet në raport me fqinjët ashtu si po sillet, duhet një qëndrim i BE-së”.

“Asnjë temë nuk është e planifikuar, por ne do të kërkojmë që Bashkimi Europian të jetë i qartë dhe që Beogradi të mos provojë më tutje të cënojë territorin e Kosovës”.

Thaçi duke folur ekskluzivisht në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se “BE nuk duhet ta përkdhel Beogradin”.

“BE nuk duhet të hesht, nuk duhet ta përkdhelë Beogradin, Beogradi nuk mund të lëvizë drejt perspektivës evropiane me këtë mentalitet të aneksimit të një pjesë të territorit të Kosovës”.

Presidenti i vendit ka deklaruar se pretendimit të Serbisë për të marrë një pjesë të territorit të Kosovës, Kosova do t’i përgjigjet.

“Ne si Kosovë tërë këtij pretendimi do t’i përgjigjemi si shtet, me forcën e ligjit dhe Kushtetutës”.

“Kanë nisur trenin, e kanë ndaluar trenin por nuk kanë hequr dorë nga aneksimi i pjesës veriore të Kosovës”.

“Incidentet e fundit, nuk janë të panjohura, ka qenë e njohur edhe më herët për opinionin se ZSerbia ka përdorur provokime të tilla”.

Ai ka thënë se nga ky dialog në Bruksel mes të dyja shteteve, Kosova mirëpret çdo ide për paqe dhe stabilitet por vetëm si dy shtete të pavarura.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme