E quajti Nagavcin “budallicë”, Haxhiu i reagon Matoshit: E dënoj ashpër këtë gjuhë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka dënuar gjuhën ofenduese të analistit Halil Matoshi ndaj Ministres së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci.

Në një postim në Facebook, Haxhiu ka shkruar se kjo gjuhë është e papranueshme dhe se e njëjta bënë thirrje të hapur për dhunë ndaj grave.

“Ofendimet ndaj grave sikur ai i mbrëmshmi ndaj Ministres Nagavci, janë thirrje e hapur për dhunë ndaj grave!

E dënoj ashpër këtë gjuhë. Është e papranueshme dhe e dënueshme!

Njerëzve të tillë assesi nuk duhet t’ju mundësohet pjesëmarrja në debate televizive”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Kujtojmë, se Halil Matoshi mbrëmë në një emision televiziv e ka ofenduar ministren Nagavci me fjalën “budallicë”.

“Ky popull duhet ta vërej nivelin e kësaj qeverie. Ministrja e shkelë Kushtetutën dhe thotë se e ka shkelë për me e mbrojtë Ligjin. Populli duhet ta kuptojë se Arbërie Nagavci është budallicë”, deklaroi ai.

Ndërsa me ndërhyrjen e moderatorit më pas e tërhoqi fjalën dhe kërkoi falje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme