Nga Policia e Kosovës kanë thënë për Reporteri.net se nuk ka të lënduar nga shpërthimi i zjarrit, por se ka dëme të konsiderueshme materiale.
“Rreth orës 12:10, është raportuar për një zjarr në një objekt banimi në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të menaxhimit të përhapjes së zjarrit.
Deri më tani nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale”, thuhet në përgjigjen e policisë.