“Kam nevojë për kurim, jam me kancer”/ Si kërkoi vajza ndihmën e të fejuarit për të marrë peng të riun në Tiranë

Zbulohen detaje të reja për pengmarrjen në Tiranë të 31-vjeçarit Ermal Sorra. Burime bënë me dije për “BalkanWeb” se 31-vjeçari i ka marrë një shumë prej 20 mijë eurosh shtetases Denalda Çezma duke i thënë se ishte prekur nga kanceri dhe kishte nevojë për para që të kurohej. Ermal Sorra dhe 37-vjeçarja që i dha 20 mijë eurot kishin shoqëri me njëri-tjetrin, ishin miq.

Por Sorra nuk i ka kthyer paratë dhe ajo kërkoi ndihmën e të fejuarit dhe shokëve të tij, që së bashku me të morën pjesë në rrëmbimin e 31-vjeçarit.

Forcat e Komisariatit numër 6 në Tiranë kanë arritur të zbardhin ngjarjen dhe të identifikojnë autorët:

Shkëlqim Koçeku, 37 vjeç, banues në Tiranë, me akuzën për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” duke përdorur torturën, kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”;

Denalda Çezma, 37 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” duke përdorur torturën, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, u bë shpallja në kërkim e bashkëpunëtorit të tyre, shtetasit Sulltan Piraci, 30 vjeç, banues në Paskuqan, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” duke përdorur torturën, kryer në bashkëpunim.

Sipas policisë, Sulltan Piraçi, në bashkëpunim me shtetasin Shkëlqim Koçekun dhe shtetasen Denalda Çezma, kanë marrë peng dhe më pas e kanë dhunuar fizikisht në banesën e 37-vjeçares shtetasin Ermal Sorra.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme