Tri momentet historike kur Rusia kishte tradhëtuar Serbinë

Jo vetëm ne shqiptarët jemi të brengosur me zhvillimet globale që mund të kenë efekt në të ardhmen e Kosovës. Brenga të tilla kanë edhe qytetarët në Serbi. Gazeta serbe Blic ka rikthyer momentet historike kur Rusia kishte tradhëtuar Serbinë.

 

Brega më e madhe e e serbëve është mundësia e një tradhëtie nga Rusia e Putinit. Sidomos, shqetësuese për ta mbetet mundësia e përmirësimit  të mundshëm të raporteve mes ShBA dhe Rusisë, pas zgjedhjes së Donald Trump si President  i ShBA’së, shkruan Periskopi.

Gazeta serbe Blic ka rikthyer momentet historike kur Rusia kishte tradhëtuar Serbinë:

1878 – Sipas gazetës serbe Blic, çlirimi i Kosovës nga ushtria serbe u ndërpre pasi që Rusia dhe Turqia nënshkruan Marrëvëshjen e Shën Stefanit. Në atë kongres në të cilin u vendos për kufinjtë në Ballkan, Rusia i doli krah Bullgarisë, të cilës asokohe përveq territorit etnik bullgar, i përkisnin Nishi, Maqedonia e Vardarit dhe ajo greke si dhe pjesë të Shqipëris. Sipas Blic.rs, Serbija pati fat meqë ishte thirrur Kongresi i Berlinit, me vendimet e të cilit Serbia mori rrethinen e Nishit, Pirotit dhe Vranjës.

1992 – Pas shpërthimit të luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë, një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB’s, i vuri sanksioni ekonomike Republikës Federative të Jugosllavisë. Pro kësaj Rezolute kishte votuar Rusia, ndërsa vetëm Kina dhe Zimbabvea kishin abstenuar.

1999 – Gjatë kohës së bombardimeve Rusia ishte përpjekur maksimalisht që Millosheviqi të lëshonte pe ndaj kërkesave të NATO’s. Megjithatë, me 3 Qershor të atij viti kishte vendosur që që haptas të mbështeste Perëndimin. Me të gjitha resurset diplomatike ishte angazhuar që të detyronte MIllosheviqin që të dorëzohet dhe të tërheq ushtrinë prej Kosovës, që ishte kushti kryesor për ndaljen e bombardimeve të Serbisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme